Qellimi kryesor i Laerit qe hyri ne Big Brother Vip eshte te fitonte cmimin dhe te paguante kredine e nenes qe shtepine mos tia merrte banka. Por kete nuk e arriti, ndonese mori nje cmim simbolik prej 10 mije eurosh se arriti si finalist.
Per shkak te mos fitores, nga burime te aferta te tij mesohet se ai nuk ka qene i qete pas perfundimit te spektaklit dhe ne keto kushte, fansat e Laert Vasilit janë organizuar për t’i dalur në ndihmë artistit të tyre të preferuar.
Duke e shpërndarë fjalën, ata janë dakorduar që të ndihmojnë financiarisht Laertin dhe nënën e tij, për të rinovuar banesën ku jetojnë, shkruan IndeksOnline. Aksionin e bamirësisë ata e kanë shpërndarë me mesazhin që duhet vlerësuar lart kontributi dhe arti i Laertit.
“Ne, fansat e artistit Laert Vasili, frymëzuar nga dinjiteti me të cilin figura e tij publike u shpalos përpara miliona shqiptarëve, pa u dorëzuar ndaj një loje të pabarabartë që karshi tij kaloi limitet etike e morale, dhe të shqetësuar që si finalist ai nuk mori sa i takonte, kemi vendosur t’i shprehim mbështetjen tonë.
Ne, duam të kontribuojmë për Laertin, secili sipas mundësive, për t’i thënë që nuk është vetëm dhe së përkrahet nga shumë njerëz që duan artin e shkollën, dhe që vlerë3sojnë artistin dhe atdhetarin Laert Vasili.
Atë që nuk e bëri produksioni, do ta bëjmë ne, mbështetësit e tij. Kemi arritur të sigurojmë numrin e llogarisë bankare të Nëna Rebekës. Banesa e tyre meriton të shpëtohet”, thuhet në njoftimin e fansave të Laertit.
Nuk dihet nese kjo eshte pranuar edhe nga vete Laerti, por ai ende nuk ka bere nje reagim zyrtar mbi kete nisme.
