Së fundmi në Big Brother Albania Vip, Valbona ka debatuar me Amberin ku kjo e fundit u shpreh se ka hyrë në garë për të çjerrë maskat e të gjithëve.
Pasi debatit të tyre Valbona ka qenë në oborr me Jozin dhe Laertin ku ky i fundit tregoi edhe motivin që e ka shtyrë të hyjë në Big Brother duke synuar edhe çmimin e madh. Ai tha se ka probleme ekonomike, dhe se “banka po u merr shtëpinë” duke shtuar se i ka premtuar nënës së tij të mos e lejojë këtë gjë.
“Pse Laerti e sheh Valbonën, është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen. Siç çdo mashkulli do t’i pëlqente. A e do për të dashur?
Unë nuk kam ardhur të fluturoj jashtë. Unë i kam premtuar mamasë sime të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, u shpreh Laerti.
