Pas ndarjes nga reperi i njohur Ledri Vula, duket se Sara Hoxha po i jep zemrës së saj një shans të ri. Në javët e fundit, në rrjet janë shtuar gjithnjë e më shumë aludimet për një histori të re dashurie që ajo mund të ketë nisur.
Fillimisht, u raportua se Sara kishte hyrë në një lidhje me një djalë të panjohur për botën e shoubizit shqiptar. Megjithatë, postimet e saj të fundit në Instagram kanë ndezur diskutimet dhe kanë hedhur dritë mbi identitetin e mundshëm të partnerit të ri.
Gjatë fundjavës, Sara është parë duke shijuar disa momente relaksi në bregdet. Ajo ka publikuar foto nga një vend i bukur bregdetar, por nuk ka qenë e vetme. Nga i njëjti vend dhe pothuajse në të njëjtën kohë, ka postuar foto edhe Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me aludime për një romancë mes dy të rinjve. Fotot e postuara nga i njëjti vend kanë ushqyer dyshimet se ata mund të kenë udhëtuar së bashku. Edhe pse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre, burime pranë çiftit përflasin se Sara dhe Erik janë parë bashkë prej disa muajsh dhe gjithnjë e më shpesh po shfaqen në të njëjtat ambiente publike.
Ndërkohë, disa zëra të tjerë nuk përjashtojnë as mundësinë që dy të rinjtë të kenë qenë pjesë e një grupi shoqëror dhe praninë në të njëjtin vend ta kenë thjesht rastësi apo për shoqëri.
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që në media qarkullojnë lajme për jetën private të Sara Hoxhës, e cila gjithmonë është treguar mjaft e rezervuar për t’i ndarë detajet e saj personale me publikun.
A është ky fillimi i një romance të re për Sarën? A do të vendosin ata të bëjnë hapin e parë publik si çift? Këto mbeten për t’u parë në ditët në vijim, ndërsa ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë më kuriozë se kurrë.
