Skip to content

Ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje në veri,  la një letër lamtumire për familjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Gazivodë të Zubin Potokut, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Viktima u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë.

Related article  Kryeministri zbulon bisedën me Mira Muratin, Rama: Më tha diçka që ishte e frikshme për...

Sinjalizuesi nga veriu ka bërë me dije për Sinjalin se viktima që dyshohet se është mbytur në ujë është Mijat Soverlic, rreth 59-vjeçar.

I ndjeri u dërgua në spital në mëngjes, ndërsa pasdite u konfirmua vdekja e tij – me ç’rast u njoftua edhe Policia.

Related article  LAJM I FUNDIT - Tirana futet në karantinë për 3 ditë. Zbardhet vendimi

Sipas sinjalizuesit, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një letër lamtumirëse që viktima e ka lënë për familjen, ku paralajmëronte se do të kryente vetëvrasje.

Related article  ‘Burrit nuk i ngr*het’! Gruaja shkon tek “Fallxhorja” ne Lushnje, ja receta e cuditshme qe i dha

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar.

 

Published inLajme