Skip to content

“Kush ma mërziti kaq shumë dhe s’e kuptoi njeri? Unë për atë jetoja”, mamaja e Irsës: Ja ç’më thoshin mësueset

Shtëpia është bosh për prindërit e Irsa Muçollarit. Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë: “Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”.

Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja por jo shumë sociale. E njihte shumë mirë veten, ashtu siç e përshkruan në këtë letër detyrë ku krahasohet me shoqen e saj të vetme.

Related article  Reagojnë të afërmit e Jozit pasi babai i Loredanës i kërkoi largimin nga vajza (Foto)

“E ke shumë të mirë më thoshin mua dhe mësueset. Është pak e ndrojtur…Po ashtu ka tipin ju thoja. Por aktivizojeni që të çiltërsohet. Ishte më e mirë seç duhet, u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjitha”, u shpreh Mirela.

Related article  “Irani do vriste Trump”, Karamuço tregon atentatin: Ja obsesioni i presidentit amerikan

Në dhimbjen e madhe, Mirela kërkon në dhomën e Irsës mos gjen një shenjë, një arsye që mund të justifikojë veprimin e të bijës. Trishtimin e madh që solli tragjedinë.

Related article  VIDEO/ Tremb Rey Manaj, humb ndjenjat në fushë vetëm pas 3 minutash lojë
Published inLajme