Skip to content

Kush janë “hamshorët” dhe “kurtizanet” e administratës? ! Detaje shokuese nga denoncimi që ka tronditur Tiranën!

Një denoncim i ashpër dhe i detajuar ka mbërritur në redaksi, duke ngritur akuza të rënda për sjellje të papërshtatshme dhe @buzim me pozicionin nga zyrtarë të administratës publike. Teksti pretendon se zyrat e shtetit janë shndërruar në hapësira ku shërbimi ndaj publikut zbehet përballë interesave personale dhe imorale të punonjësve.

Denoncimi përshkruan se zyrtarët e administratës publike shfaqen në punë si në “takime private”, duke u fokusuar në pamjen e tyre personale dhe duke kaluar orët e para të ditës në kafene, biseda mbi modën dhe thashetheme, ndërkohë që qytetarët presin pas dyerve të zyrave. Ai vë në dukje se nëpunësit vizitojnë restorante dhe lokale gjatë orarit të punës, ndërsa shpenzimet e tyre të larta vërehen në veshje, udhëtime dhe operacione estetike.

Related article  Pas eliminimit të Gjestit, reagon Stresi: Pabesi e pa shpjegueshme

Akuzat për shpenzime dhe shpërdorim

Sipas burimit, stili i jetesës së lartë i shumë prej këtyre zyrtarëve nuk mund të justifikohet nga pagat e tyre, duke ngritur dyshime për burimin e të ardhurave. Teksti thekson se zyrtarët, të promovuar shpesh mbi baza familjare në poste me rëndësi, si menaxhimi i fondeve publike dhe europiane, shijojnë privilegje të pushtetit, që përfshijnë shpenzime të mëdha financiare dhe ndjesinë e paprekshmërisë.

Related article  Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në lokal, arrestohen dy veta, kamerierja...

Denoncimi shënon një “garë” personale në zyra, ku theksi vihet te numri i “marrëdhënieve” dhe përfitimet e veçanta, duke e kthyer këtë sjellje në një normë.

Rastet specifike dhe paralajmërimi

Teksti referon raste specifike, duke përmendur Ministrinë e Financave, ku një zyrtar i lartë akuzohet për sjellje të papërshtatshme, si dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme, të cilat përshkruhen si “hapësira që shërbejnë për të përmbushur ‘takime të afërta'”. Këto ambiente thuhet se shërbejnë si mjedise për njohje dhe takime private, duke lënë pas dore detyrat shtetërore.

Related article  Nga 7 mallkimet e Zotit tek… Laert Vasili nuk njeh kufij, del nga trute per Gjestin: Dikush të çohet ta…

Autori i denoncimit bën një lidhje me rastin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke sugjeruar se sjellje të tilla janë të përhapura në administratën publike, por shpesh mbeten të paekspozuara për shkak të “profesionalizmit” të atyre që i kryejnë.

Sipas denoncimit, qytetarët paguajnë taksa për një administratë që duhet t’i shërbejë publikut, por që në vend të kësaj, funksionon si një “hotel” për të zgjidhur “problemet” personale të zyrtarëve.

Published inShowbizz