Skip to content

Kush fshihet pas arrestimit të ‘Shefit te Bankers’! Cili eshte synimi i erret dhe cfare na pret

Janë në të njëjtin kurth psiqik dhe moral sic ndodhi kur ranë në eufori me arrestimin e Metës dhe në dëshpërim me arrestimin e Veliajt.

Për më tepër, SPAK ka treguar se djeg figurat me peshë politike, jo sepse bën dot ndonjë analizë dhe hetim profesional të kalibrit të kontratave ndërkombëtare. Nuk ka ende asnjë çështje të SPAK që ka hetuar me sukses dhe prestigj profesional implikimet e politikanëve të lartë në kontrata ndërkombëtare.
Ata politikanë të lartë që janë arrestuar janë djegur për bileta avioni ose fatura blerje rreckash në internet. Pra është bërë kozmetikë penale, jo hetim kalibri ndërkombëtar.

Fakti që nisi në Fier kjo çështje, e qetëson dhe rilindjen por edhe SPAK-un, sepse të dyja shmangin presionin dhe përgjegjësinë nga vetja dhe kjo punë mbyllet me ca koka turku si puna e “super mafiozit Loni”.
Por nëse deri më tani bëhet e qartë se është konjuktura pranë Belinda Ballukut që ka dhënë këtë goditje, mbeten të paqarta motivet dhe ndoshta arsyeja se pse kryeministri Rama e lejoi të ndodhte. Sidomos nëse vë në kandar dhe faktin se Leonidha Çobo është kokë e këmbë interes i lidhur me koorporatën “Kastrati”, të cilën kryeministri Rama e ka konsideruar në përfshirje intensive strategjike këto 12 vite.
Nëse shqyrtimi i deritanishëm na jep të kuptojmë se:

–Dosja është injorancë fiskale dhe jo hetim gjyqësor, aq më pak hetim kalibri ndërkombëtar
–Struktura pranë Ballukut ka kurdisur aksionin
–Edi Rama ka një motiv që ka dhënë dritë jeshile, por motivi nuk po zbulohet ende

Përveç të kuptuarit e ekuilibrave të sjelljes së Ramës me koorporatën Kastrati, mbetet e panjohur dhe shkalla e rrezikut që Rama-Balluku i kanë hapur vetes me faktorin kinez.

E kanë provuar njëherë një skemë të ngjashme parazgjedhore me arrestimin e Fredi Belerit, por sot Beleri është eurodeputet, ndërsa të besuarit e Ballukut, Oltion Bistri (ish shef Operacionaleje), prokurori i çështjes, Aurel Zarka, të dy miqësi e Ballukut, u arrestuan pakopostal me dosje të gatshme, të dedikuara, që mbërritën nga Belgjika.

Duket si i njëjti ekip dhe e njëjta skemë mendjelehtë që ndoshta mendon se dhe shtete si Greqia (e lëre më pastaj Kina) funksionojnë me mentalitetin e tipit “i japim ca kontrata Tonyt, ca toka këtyre tanëve, Lonin e rrasim burg”. Siç rrasën në burg Fredi Belerin.

Historia e afërt ka treguar se aksionet me arrestime Balluku-Rama zakonisht sakrifikojnë të besuarit e vet, prokurorë apo tatimorë qofshin, nëse preken tela të lidhur me shtete të huaja. Në këtë rast shteti i huaj nuk është dosido, por superfuqi si Kina; dhe ndoshta është shumë herët për të parë efektet e vërteta të këtyre arrestimeve. Jemi si me Belerin, në fazën e euforisë, nuk i dihet si merr rrugës kjo histori interesante.

Published inShowbizz