Vrasja e Pavlin Prekës, një 20-vjeçar pa precedentë penalë, mbetet ende mister edhe pas 6 muajsh nga ngjarja. Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, theksoi se ky rast, së bashku me disa krime të tjera të vitit 2025, nuk ka avancuar në hetime nga ana e Policisë së Shtetit.
Ekzekutim mafioz në fshat
Viktima u ekzekutua me silenciator në një zonë të thellë të Shkodrës. Ai u thirr jashtë shtëpisë së tij dhe u qëllua. Kjo mënyrë ekzekutimi tregon për një krim të mirëmenduar dhe të organizuar, pasi as fqinjët nuk kanë dëgjuar zhurmë. Mungesa e kamerave të sigurisë e bën edhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.
Gazetarja Topalli ka renditur dy pista kryesore hetimi:
- Konflikti për kanabis: Vrasja mund të jetë e lidhur me territore dhe parcela të kanabisit, një problem i shpeshtë në zonat rurale.
- Lidhja me grupet kriminale: Pavlin Preka mund të ketë qenë i përfhirë në aktivitete të grupeve kriminale dhe mund të ketë pasur një “gërricje” që ka çuar në eliminimin e tij.
Ajo shtoi se vrasjet e fundit në Shkodër kanë pasur si thelb moralin, por nuk zbuloi më shumë detaje për të mos dëmtuar hetimet. Kjo vrasje mbetet një sfidë për autoritetet, që ende nuk kanë gjetur asnjë pistë konkrete për të identifikuar autorin.