Skip to content

Kur merr fund i nxehti afrikan? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…

Nxehtësia afrikane vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri që nga fillimi i muajit Qershor, me temperatura ekstreme që kalojnë shkallën 40 gradë Celsius duke vijuar edhe gjatë muajit Korrik.

Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar se dita e sotme, e diel, do të jetë dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani. Vlerat më të larta të temperaturës pritet të regjistrohen në qarkun e Beratit. Megjithatë, sipas parashikimeve, një rënie e lehtë e temperaturave me rreth 5 gradë Celsius pritet të ndodhë në mesjavën e ardhshme, duke sjellë njëfarë freskimi.

Related article  Cfare po ndodh ne VLore, te rinjte perplasen me thika me pushuesit, policia nuk e ndal dot gj*kderdhjen

“Në fundjavë presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha ajo.

Related article  4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut! Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, ka deklaruar Porja, duke iu referuar temperaturave të larta që do të vazhdojnë edhe gjatë pjesës tjetër të muajit Korrik.

Related article  Trondit Presidenti i Izraelit, Netanyahu: Pres vetëm 60 ditë, pastaj …
Published inLajme