Skip to content

Ku ka humbur Flori Mumajesi? Miku i tij tregon ku ndodhet këngëtari

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij. Po flasim për Flor Mumajesin të cilin e kërkojnë ngado dhe çdo person afër tij nuk i shpëton pyetjes: “Ku është?”

Related article  “Alarmoi shqiptarët” tremb sërish sizmiologu grek: Bëhu gati, pritet tërmeti shkatërrues në...

Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin. Gjatë një tavoline korçare në Bogë me Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, të ftuar në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, që gjithashtu është mikeshë e Florit, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Related article  Vdekja e të riut – Tronditet Policia! E pëson zyrtari i lartë, çfarë pritet tani

Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

Related article  Nga shënimet në bllokun e pronarit te pamjet e kamerave, detaje e reja nga tragjedia me 59 viktima

Klajdi Haruni: Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë.

Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

Klajdi Haruni: Disa i ka krijuar që tani.Ku ka humbur Flori Mumajesi? Miku i tij tregon ku ndodhet këngëtari
Published inLajme