Skip to content

TMERR – Kengetarin e njohur e e korrenti LIVE, bërtet nga dhimbja dhe pas 5 minutave…

Momente tmerri u regjistruan në një bar në Lima të Perusë, ku këngëtari Carlos Suarez u godit nga rryma elektrike gjatë një koncerti live.

Incidenti ndodhi teksa ai po kapte mikrofonin për të prezantuar grupin Mi Major Amigo Scott.

Në pamjet video të publikuara nga koncerti, Suarez shihet duke marrë mikrofonin, por në vend që të flasë, ai fillon të bërtasë nga dhimbja dhe pas 5 minutave, rrëzohet në skenë. Spektatorët pranë skenës dëgjohen duke bërtitur, ndërsa situata shkaktoi panik mes të pranishmëve.

Falë reagimit të shpejtë të një inxhinieri zëri dhe një muzikanti nga një grup tjetër, të cilët shkëputën menjëherë kabllon e mikrofonit nga priza, jeta e këngëtarit u shpëtua. Suarez u dërgua me urgjencë në spital, ku u trajtua për djegie.

 

Më pas, këngëtari qetësoi fansat dhe miqtë e tij përmes një videoje në Instagram, duke treguar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai shpjegoi se goditja elektrike e paralizoi për rreth shtatë sekonda dhe se mikrofoni i ra në qafë, duke i shkaktuar dy djegie të shkallës së parë.

Related article  VIDEO/ Aksident i rëndë në Roskovec, dy makina përplasen dhe marrin para tufën me dele, vdes çobani

“Ajo që ndodhi mund të kishte pasoja fatale, por për fat të mirë jam mirë. Kam disa djegie në qafë, por nuk kam ndërlikime të tjera shëndetësore,” u shpreh Suarez. Ai e cilësoi ngjarjen si një përvojë shumë traumatike dhe theksoi se dëshiron që incidente të tilla të mos përsëriten, në mënyrë që asnjë artist tjetër të mos kalojë atë që përjetoi ai.

Related article  'Rrini të tërbuar, mos...', plas keq mes Ramës dhe Veliajt! 'E di kush më çoi në qeli, ishte...'

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë teknike në koncertet live dhe rëndësinë e respektimit të standardeve elektrike në skenë.

Published inLajme