Kryestrategu i fushatës së PD dhe opozitës, Chris LaCivita, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me garën elektorale.
Këtë herë, ai ka zgjedhur fjalën artistike për të dhënë një mesazh politik, duke publikuar poezinë “The Owl” të autorit Edward Thomas, si një përgjigje ironike ndaj etiketimit që kryeministri Edi Rama i ka vënë liderit të PD, Sali Berisha.
“Dëgjoje mirë thirrjen e bufit”, shkruan autori, duke e ngarkuar me peshë paralajmëruese simbolikën që deri më tani ka shërbyer si tallje nga ana e mazhorancës.
Postimi i plotë:
Pëshpërima e Bufit
Frymëzuar nga “The Owl” e Edward Thomas
Në qetësinë e muzgut, kur hijet shtohen,
Një kukama e butë, rrjedh e zymtë dëgjohet.
Një këngë e heshtur, një tingull që të ndjek,
Teksa terri tokën në gjumë e mbështjell.
Një trup me pendë, me sy vigjilent,
Në qiellin me hënë, fluturon lehtë e qetë.
Asnjë hall i kësaj bote, asnjë lutje njerëzore,
Veç paqes së natyrës, për të gjithë e hapur.
Pylli fle, në qetësi të thellë,
Por te bufi fshihet një fat që rri zgjuar.
Një shpirt rojtar, i urtë dhe i vjetër,
Një tregim që pëshpëritet, trim dhe i ndjerë.
Ai e sheh botën ndryshe nga të tjerët,
Në një botë pëshpërimash, aq e errët sa nata.
Dhe në këngën e tij, një hir i lehtë,
Një dëshmitar i heshtur, i kohës dhe i shtrirjes së gjatë.
Prandaj dëgjoje mirë thirrjen e bufit,
Dhe lejo që urtësia e tij të na preki të gjithëve.
Sepse në këngën e tij, një të vërtetë gjejmë,
Një ngushëllim paqësor për shpirtin dhe mendjen tonë.
Por kjo duket se e ka acaruar shume kryeministrin Rama, i cili sipas burimeve te besueshme ka thirrur menjehere te vetet per te gjetur dicka sa me pikante per te rithyer sulmin pas e duke iu frikesuar se kjo mund t’i ndikoje ne zgjedhjet e kesaj jave.
Tani pritet te shohim se cila do jete sot apo ne ditet ne vazhdim pergjigjja e kryeministrit Rama, i cili njihet me shume per ironi sesa per pune dhe vepra te realizuara per vendin tone.