Skip to content

Kryepeshkopi Janullatos, ne gjendje te rende shendetesore. Greqia kerkon me urgjence qe…

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në një spital në Tiranë që prej datës 30 dhjetor, ka shfaqur përkeqësime.

Sipas medias greke Protothema, Kryepeshkopi 95-vjeçar është transportuar në Athinë për mjekim të specializuar.

Raportohet se për transportimin e Janullatos në Greqi është vendosur në dispozicion një avion i Forcave Ajrore.

Related article  Horoskopi ditor për sot, e Martë 11 Mars 2025

“Sipas informacioneve, ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”,”- raporton media greke, ndërsa shkruan: “Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji gastrike.”

Related article  Çifti nga Korça perfundon rende në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja trondit mjekët

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi më 30 Dhjetor shtrimin në spital të kryepeshkopit për shkak të “një viroze sezonale”.

“Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Related article  Aksi.dent i rëndë – Makina bëhen copash. Pamjet

Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

 

Published inLajme