Skip to content

Kryeministri Rama merr vendimin drastik qe prek mijera qytetare: Nga e hëna…

Duke nisur nga e hëna, Policia e Shtetit do të ndërmarrë një operacion kombëtar për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, të cilat janë shndërruar në një shqetësim të madh për sigurinë rrugore dhe një burim aksidentesh të shpeshta në qytetet shqiptare.

Vendimi u konfirmua nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, të cilët njoftuan se ndërhyrja vjen pas një valë aksidentesh të përsëritura, ku mjetet elektrike janë përfshirë në përplasje me këmbësorë e automjete.

“STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike”, deklaroi kryeministri Edi Rama, duke theksuar se qeveria nuk mund të qëndrojë më indiferente përballë situatës.

Related article  Hati në një romancë me biznesmenin shqiptar?

“991 raste të raportuara nga urgjencat janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimin rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje të re, strikte dhe të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, – u shpreh Rama në një reagim publik.

Sipas burimeve zyrtare, ndalimi do të jetë i përkohshëm, deri në miratimin e një kuadri të ri ligjor që do të përcaktojë:
kushtet për përdorimin e monopatinave elektrike,
detyrimin për kaskë dhe mbrojtëse,
kufirin e shpejtësisë,
dhe zonat ku mund të qarkullojnë në mënyrë të sigurt.

Related article  Zgjohet me sy të nxirë, burri shpërthen në lot kur sheh shënimin e gruas së tij

Uniformat blu do të nisin zbatimin e masës menjëherë në terren, me kontrolle intensive në rrugët kryesore urbane dhe me sekuestrimin administrativ të monopatinave që kapen duke lëvizur gjatë periudhës së ndalimit.

Ky veprim vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët dhe raportimeve të mjekëve të urgjencës për lëndime të rënda si pasojë e përplasjes së monopatinave me makina apo këmbësorë. Autoritetet theksojnë se qëllimi nuk është ndëshkimi, por parandalimi i tragjedive të mundshme dhe rritja e sigurisë në rrugë.

Related article  Rudina e pyet kë ka për bashkëshort, Aktorja i plas ne sy: Kam marre atë që ti e ke…

Në javët në vijim, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të punojnë me ekspertë të transportit për të përgatitur një rregullore të detajuar që do t’u japë përdoruesve të monopatinave të drejtën e lëvizjes, por me përgjegjësi dhe standarde të qarta sigurie.

Published inLajme