Skip to content

Kryemadhi i nxjerr bojen deputeteve te Metes per borxhet! Marrin miliona e nuk paguajne…

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj.

Related article  Elton Ilirjani aplikon per te votuar ne KQZ! Celibashi i jep pergjigjen befasuese

Sipas Kryemadhit, keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe, më gjerë, të vetë strukturës partiake.

“Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë,” u shpreh ajo.

Related article  'Ta gëzoni drejtoreshën', Skandal i madh, nga arresti per korrupsion Rama e emeron direkt drejtoreshe porti

Kryemadhi theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk ka më funksione drejtuese në parti, ajo vazhdon të kontribuojë rregullisht financiarisht.

“Unë paguaj kuotën e partisë muaj për muaj me bankë dhe jam e sigurt se asnjë prej deputetëve nuk e bën këtë,” deklaroi ish-deputetja.

Related article  Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes
Published inShowbizz