Skip to content

Kryebashkiaku socialist 1 orë në SPAK si person në hetim – Detajet

Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku ka qëndruar për gati një orë. Ai është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim lidhur me dyshimet për blerje votash gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Shkreli, i cili është pyetur nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, hetohet për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Dyshimet ndaj tij lidhen me pretendimet se ka blerë vota në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit.

Related article  'Jam e gatshme te vij te q...' Grida Duma perplaset me Ilir Metën pas reagimit nga burgu

Më parë, me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) i kishin sekuestruar kryebashkiakut Shkreli aparatin celular si pjesë e hetimeve.

Related article  TRAGJIKE - 11-vjeçari i jep fund jetës pasi mësuesja e quajti 'budalla' (foto)

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka arritur të fitojë tre mandate në shkallë vendi në zgjedhjet e fundit, dy prej të cilave në qarkun e Shkodrës. Zona e Vaut të Dejës ka rezultuar si një bastion i votave për këtë parti, duke siguruar 5951 vota dhe duke dalë forcë e parë në këtë bashki. Hetimet e SPAK po synojnë të zbardhin nëse ky rezultat i lartë i votave në Vau i Dejës ka ardhur si pasojë e praktikave të paligjshme të blerjes së votës nga ana e kryebashkiakut Shkreli në favor të PSD-së.

Related article  Veliaj nuk ka shprese? Klodiana Lala tr*ndit: Ja me cfare do perballet Ajola dhe Erjoni
Kristjan Shkreli
Published inLajme