Skip to content

Kryebashkiaku i PS përfundon në SPAK, favorizoi ne tendera nipin i ish-deputetit

Arsimi është shtylla më e rëndësishme në përparimin e shoqërisë njerëzore. Investimi në këtë sektor dhe edukimi i brezave të rinj automatikisht siguron shoqëri më të fortë dhe shtet me mirëqenie më të lartë.

Por në vendin tonë, sidomos në zonat më të largëta, ku edhe monitorimi nga institucionet dhe aktorët mediatik është më i ulët, fondet që shkojnë për arsimin janë një histori aferash me qindra miliona lekë.

Në fakt, dështimi me sistemin arsimor tregon qartë një problem madhor me bashkitë, të cilat janë kthyer në një thes që mbledhin fondet publike për tua shpërndarë kompanive të lidhura me pushtetin.

Një nga këto bashki është Vau i Dejës, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mënyrës se si menaxhohen këto fonde. Mënyra se si menaxhohen burimet financiare lidhet drejtpërdrejt me kushtet dhe mundësinë që ofron komuniteti për familjet.

Tenderi për shkollën, i paracaktuar

Teksa qyteti ka një histori të pasur që lidhet me traditën dhe zakonet, godina e bashkisë qëndron në majë të kodrës si simbol i pushtetit dhe largësisë nga hallet dhe problemet e banorëve. Dalëngadalë kjo godinë po transformohet në një model se si keqmenaxhimi dhe aferat shkatërrojnë jo vetëm projektet publike, por minojnë edhe të ardhmen.

Gjithçka ka nisur në nëntor 2022, kur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të skualifikonte të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në tenderin “Rikonstruksion i shkollës + ndërtim palestre, Mjedë” me fond limit 108 milionë lekë.

Nga gara do të eliminoheshin kompanitë “Ndërtuesi 2014” shpk & “Nika” shpk, “SMO Vataksi” shpk, “Alko Impex General Construtcion” shpk, “Gentian Horieti” person fizik dhe bashkimi i operatorëve “B93II” shpk & “Shëndelli” shpk & “Altec” shpk. Një ditë pas skualifikimit të të gjitha kompanive, bashkia do të anulonte tenderin, por në 14 nëntor 2022, konsorciumi i kompanive “B93II” shpk & “Shëndelli” shpk & “Altec” shpk do të bënin ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Related article  E rende! I riu hyn në shtëpinë e fqinjës së moshuar dhe e... (VIDEO)

Kujtojmë se oferta e paraqitur nga ky bashkim kompanish ishte 88.8 milionë lekë dhe më ekonomikja nga të gjitha ofertat, por Komisioni vendosi ta skualifikojë. Në 23 dhjetor 2022, Komisioni i Prokurimit Publik i kryesuar nga Jonaid Myzyri nuk do ta pranonte ankesën e bashkimit të kompanive, duke i hapur rrugën Bashkisë me anulimin e procedurës.

Por çfarë ndodhi më pas?

Në prill 2023, Bashkia do të rishpallte përsëri tenderin për rikonstruksionin e shkollës dhe ndërtimin e palestrës në Mjedë me fond limit rreth 1 milion euro. Në garë do të merrnin pjesë gjashtë kompani, por fitues do të shpallej bashkimi i kompanive “LODI CONSTRUCTION” shpk, “ALKO-IMPEX General Construction” dhe “2T” shpk me ofertë 99 milionë lekë.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike Dhurata Çupi, tenderat publikë kanë shumë prapaskena.

“Kontratat janë disafish të fryra. Ka situacione mbi fondin limit apo mbi çmimet reale disafish që do të thotë se ka një fond për kontratën, ka një fond që do të fitojë operatori, ka dhe një fond tjetër për ryshfetin dhe kjo duket sikur është kthyer në një procedurë të pranuar, situacione disafish të fryra që është edhe një nga abuzimet kryesore”, tha deputetja Çupi për “Vetting”.

Pas kompanive fshihet një rrjet individësh me lidhje të forta politike si Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Kompanitë “ALKO-IMPEX General Construction” dhe “2T” shpk janë ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve shtetërore në gjithë Shqipërinë, me total kontratash mbi 100 milionë euro gjatë viteve të fundit.

Related article  E MARTË, DITË TERSI? Dite e madhe për këto dy shenja! Nga Dashuria te puna, ja parashikimi i yjeve

Në rastin konkret, jo vetëm që ata kanë përfituar, por edhe kanë tejkaluar kufirin e lejuar, një situatë që tashmë për të cilën institucionet e drejtësisë duhet të nisin hetimet për shpërdorim detyre nga drejtuesi i bashkisë, Kristjan Shkreli.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Vetting”, në këtë rast është evidentuar një dëm ekonomik prej 4,4 milionë lekësh për punime të pakryera duke shkelur kontratën. Këto para nuk janë shpenzuar për interesin e fëmijëve, por kanë avulluar duke ngritur dyshime për korrupsion.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, më së shumti tenderat publikë janë të paracaktuar.

“Më së shumti tenderat publikë janë të paracaktuar, pra kjo është një nga treguesit e mëdhenj të abuzimeve të cilët në vetëvete kur paracaktohen natyrisht që nuk janë projekte të suksesshme pasi nuk bazohen mbi interesa të mirëfillta ekonomike por mbi interesa të atyre që kërkojnë t’i përfitojnë këto lloji fondesh”, tha Gjokutaj për “Vetting”.

Ankesa për kriteret penguese dhe diskriminuese

VETTING ka siguruar dokumentin e ankesës së kompanisë “B93 II”, drejtuar bashkisë dhe Komisionit të Prokurimit Publik më 11 prill 2023. Ankesa kundërshtonte përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit dhe kriteret e vlerësimit, duke denoncuar vendosjen e kushteve të cilat, sipas tyre, ishin penguese dhe në kundërshtim me ligjin.

Në qendër të diskutimit ishte kërkesa për disponimin e një “vinç eskavatori”, për të cilin kompania pretendonte se funksioni i tij mbulohej nga pajisje të tjera tashmë të përfshira në listë, si autovinçi dhe eskavatori. Kërkesa për këtë mjet specifik, sipas tyre, ishte e pajustifikuar dhe synonte të përjashtonte operatorë të caktuar.

Related article  Po xhironte një film, përfundon në spital aktorja e njohur shqiptare (Foto)

Kompania “B93 II” kërkoi rishikimin e kritereve duke theksuar se ato binin ndesh me parimet bazë të Ligjit për Prokurimin Publik, veçanërisht parimet e konkurrencës së lirë, trajtimit të barabartë dhe mospërdorimit të kushteve diskriminuese.

Në mbështetje të saj, kompania sillte në vëmendje edhe nenin 63 të ligjit nr. 9643/2006, që garanton të drejtën e çdo subjekti të interesuar për të kërkuar modifikimin e dokumentacionit të tenderit. Kujtojmë se neni 2 i po këtij ligji përcakton qëllimin e tij efikasitet në prokurim, mirëpërdorim të fondeve publike, nxitje të konkurrencës dhe transparencë.

Sipas platformës “Open Procurement.al”, një shërbim nga AIS, ky tender është klasifikuar me flamur të kuq, një sinjal alarmi për praktika të dyshimta dhe indicie për korrupsion duke favorizuar kompaninë fituese. Ky vlerësim tregon mungesë të garës reale dhe një nivel të lartë rreziku për paracaktimin e fituesit.

vetting vau i dejes (15)

Në këtë rast janë skualifikuar të gjithë konkurrentët në tender duke u shpallur automatikisht fituese kompania që plotëson kushtet për ta marrë pjesë në garë. Kjo praktikë edhe pse lejohet në ligjin shqiptar, ngre gjithmonë dyshime për manipulime përmes kritereve të personalizuara që favorizojnë një kompani të caktuar.

Sipas auditueses Meri Lika, në rastet kur veprohet me fondet limit pa kursyer asnjë lekë nga ai është planifikuar të tëra këto raste në përgjithësi në Open Data janë me flamuj të kuq.

“Për mua janë tendera abuzues për përfitime personale të një grupi apo një individi, varet si janë të organizuara për personat që marrin vendimet në institucionet vendore”, tha audituesja Lika për “Vetting”.

Published inLajme