Skip to content

KQZ publikon të dhënat e fundit, ja sa shqiptarë kanë votuar për Parlamentaret 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku rezulton se deri në orën 19:00 kanë marrë pjesë në votim 42.16% e qytetarëve.

Sipas statistikave të raportuara nga 3010 qendra votimi nga 5225 gjithsej, kanë votuar 858,099 qytetarë nga një total prej 2,035,190 zgjedhësish të regjistruar në listat e këtyre qendrave. Kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën orë në zgjedhjet e mëparshme.

📌 Krahasimi me vitet e mëparshme:
Më 14 maj 2023, pjesëmarrja në orën 19:00 ishte vetëm 37.79%, me 987,718 votues nga 2,613,854 zgjedhës, duke treguar një interes më të ulët elektoral në atë proces.

Related article  Nesër “Giro d’Italia”, Qato tregon Rruget qe bllokohen dhe zonat më problematike në Tiranë, Durres, Elbasan e Vlore

Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja deri në orën 20:00 kishte arritur në 48.59%, që mbetet ende rekordi më i lartë i dekadës së fundit për këtë orar.

Të dhënat tregojnë se zgjedhjet e këtij viti po përjetojnë një rikthim të interesit qytetar për votim, pas një ulje të ndjeshme në vitin 2023. Pavarësisht se ende nuk është arritur pjesëmarrja e vitit 2021, rritja prej mbi 4 përqind krahasuar me 2023-shin konsiderohet një indikator pozitiv për klimën e mobilizimit politik.

Related article  Sistemi ‘i pathyeshëm’ i Izraelit dështoi! Raketat iraniane godasin në zemër të Tel Avivit – As SHBA nuk i ndal dot

Vlen të theksohet se pjesëmarrja është një faktor kyç në përcaktimin e legjitimitetit dhe përfaqësimit të institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje. Me vetëm pak orë të mbetura deri në mbylljen e procesit të votimit, mbetet për t’u parë nëse ky trend në rritje do të vijojë, apo do të ngelet në këto nivele.

Po ashtu, rreth 195 mije kane votuar dhe nga Diaspora duke e cuar numrin total te votuesve per keto zgjedhje ne 1.7 milione votues nga 3.71 milione votues ne total qe jane te regjistruar ne KQZ.

Related article  'Më ka bërë m*gji, i dhashë helm', I ndodh e keqja e madhe e frikshme nuses që i mori jetën vjehrrës

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vetëm 1.75 milionë shtetas votuan, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan vetëm 46% e të gjithë shtetasve me të drejtë vote (brenda e jashtë vendit).

Kjo shifer eshte 1% me e larte se ne vitin 2021, e cila u mbyll me perqindjen e pjesemarrjes 44.93%.

Published inLajme