Erjon Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë Tiranë, ose më saktë nuk duhet të jetë pasi ligji e parashikon qartë.
Kjo ndodh pas rregjistrimit të tij në zgjedhje si banor i Durrësit, pasi ndodhet në këtë paraburgim, ka bërë me dije gazetari Isa Myzyraj.
Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.
Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.