Skip to content

Konfrontim fizik mes Gertës dhe Gjestit në BBVA, thirret urgjent nga Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit

Shtëpia e Big Brother VIP Albania ka qenë sërish skenë e një situate të tensionuar, këtë herë mes banorëve Gerta dhe Gjesti.

Gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë, e quajtur “Burrec mos u zemëro”, dyshja u përfshi në një konfrontim të vogël fizik, duke rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.

Në atë moment, Gerta u përpoq ta ndalonte, por ai reagoi menjëherë duke i thënë: “Mos më prek”, një frazë që e bëri situatën edhe më të ndezur.

Banorët e tjerë, të shqetësuar nga eskalimi i situatës, dëgjohen duke thënë “Mos, mos”, duke u përpjekur të qetësojnë palët dhe të shmangin një konflikt më të madh.

Related article  Ndërron jetë papritur ish-burri i Grida Dumës, la pas një mesazh të pashkruar…

Tensionet mes Gertës dhe Gjestit kanë qenë të dukshme që nga fillimi i reality show-t, me përplasje të herëpashershme në debate të ndryshme.

Kjo përplasje e fundit vetëm sa konfirmon se marrëdhënia e tyre mbetet një nga më të nxehtat në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave dhe ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”, ku protagonisti është vetë Gjesti.

Related article  Kush jane deputetet afër Veliajt qe do arr*stohen’, Karamuço: Bëjnë ‘t*rmet’ të jashtëzakonshëm

Në këtë moment, ai shihet i shtrirë në sallon, pas një kolltuku, kur regjia e shfaq spektaklit i tërheq vëmendjen, duke i thënë: “Gjesti, kujdes mikrofonin.

Ky lloj komentimi është i njohur për ata që ndjekin “Big Brother”, pasi përdoret për të dërguar një mesazh të qartë tek banorët, që të ndërpresin veprimet ose të shmangin diskutimet që mund të shkelin rregullat e spektaklit.

Por në këtë rast, Gjesti, që as nuk po bënte ndonjë veprim të veçantë, vetëm po qëndronte i shtrirë, ka reaguar me nervozizëm ndaj këtij interpelimi. Ai ka shikuar kamerën dhe i ka kthyer përgjigje regjisorit, duke thënë: “Çfarë jam duke bërë more vëlla? Këtu çfarë bëra? Çka keni more vëlla?”. Pas kësaj Gjesti u thirr në dhomën e rrëfimit.

Related article  Artan Hoxha nxjerr lajmin bombastik! Kush eshte shqiptari nga Fieri qe u ka duke u shitur kokaine ushtareve ne luften Rusi-Ukraine

Kjo shprehje e papritur dhe reagimi i tij i drejtpërdrejtë janë shndërruar në një moment komik, që është shpërndarë masivisht në platformat sociale, duke përfshirë X (Twitter) dhe TikTok.

Published inLajme