Skip to content

Konfirmohet nga Prokuroria! Modelja e njohur shqiptare shpallet në kërkim ndërkombëtar – Detajet

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhërarrest dhe letër-kërkesë ndërkombëtare ndaj Arbenita Ismajlit. Lajmi është konfirmuar nga Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim në Gjykatën e Shkallës së Parë, i cili theksoi se veprimet janë ndërmarrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Ky urdhërarrest lidhet me dyshimet se Arbenita Ismajli ka penguar zbatimin e një vendimi gjykate që i jepte të drejtën babait biologjik, Feronit Shabani, të takonte vajzën e tyre. Sipas aktvendimit, takimet duhej të realizoheshin dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.

Related article  Pas fitores historike, Serbia hakmerret ndaj Kombëtares shqiptare (FOTO)

Akuzat e Prokurorisë dhe kundërshtimi i vendimit

Më 10 korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Ismajlit për dy vepra penale: “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe “Mospërfillje e gjykatës”. Sipas prokurores së çështjes, Ismajli dyshohet se, që nga shtatori i vitit 2024, e ka larguar vajzën nga Kosova, duke qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke ia pamundësuar Feronit Shabanit ushtrimin e të drejtave prindërore, pavarësisht se ajo ka fituar kujdestarinë e vajzës në vitin 2024.

Related article  E fundit! Polici shkakton tragjedi në Gjirokastër, dalin detajet e forta me autobusin e Greqisë

Nga ana tjetër, e njëjta Prokurori ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit. Ai akuzohet për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor-tetor 2024. Ky zhvillim tregon një situatë komplekse ligjore mes ish-partnerëve, ku të dy palët përballen me akuza serioze.

Related article  Antonela Berisha k8rcenon vajzen per nje koment: Do të fus në bagazh! Më keq se serbi do ta bëj! Dalin pamjet e r8nda (Foto)

Published inShowbizz