Skip to content

Profili/ U zgjodh si KOKA e re e SPAK, njihuni kush është Klodjan Braho

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë Altin Dumanin, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati.

Por kush është prokurori i posaçëm Braho?

Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Related article  35-vjeçari përfundon në motorin e avionit, publikohet video (Kujdes pamje të rënda)

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Related article  Pamjet qe po cmendin rrjetin! Ja cfare e bindi Heidin te rikthehet me Donaldin, cfare ndodhi mes tyre

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Related article  Tërmeti i fuqishëm trondit vendin, njërëzit dalin të alarmuar nga banesat

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)./Top Channel

Published inLajme