Skip to content

Klodiana Lala jep detaje për operacionin URA! Troplinët dhe Dako u perplasen për…

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja për operacionin URA të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027.

Lala tha se përkundër pretendimeve të opozitës pse u ndërhy pas zgjedhjeve të 11 majit, ka patur një dakordësi mes dy vendeve që të ndërjyrhej me 21 maj pasi do të vinte një ngarkesë e madhe droge nga Ekuadori.

Related article  Demokratët në zi, ndërron jetë politikani i njohur

“Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës në mars të këtij sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Ka kërkuar kohë më të gjatë gjyqtari për arsyetimin e vendimit sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali.

Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme e ka patur vendimin të arsyetuar më 5 maj, një javë përpara zgjedhjeve. Opozita ka patur akuza të forta ndaj grupit të Troplinëve për shitblerje votash, apo favorizim kandidatësh. Edhe unë kam dyshime të forta se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur, por pa prova.

Gjithashtu ka një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027.

Related article  Ju kujtohet Ana Kauri e “Përputhen”? Ja cfare ka ndodhur sot me të (Foto)

Më 5 maj ka patur vendim SPAK dhe më 7 maj është bërë një takim mes palës shqiptare dhe antimafias italiane dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë më 21 maj, pra në dakordësi mes dy vendeve.

Kjo është edhe kronologjia e kësaj ngjarjeje. Është goditur një prej grupeve që i kishte mbijetuar shumë aksioneve të SPAK. Në 2024 SPAK sekuestroi 3 milionë euro. E dyta ka të bëjë me transfertat e parave.

Janë 13 episode që kanë ardhur para nga organizata e njohura mafioze në Itali nga shitja e drogës atje dhe mënyra se si silleshin në Shqipëri. Një grup i strukturuar kriminal që punonte me shoferë të besuar me miliona euro që silleshin dhe një autobus mund të vinte nga veriu i Italisë me vetëm 10 pasagjerë sepse fitimet dihet se si ishin për shkak të milionave që silleshin duke u futur në vende të posaçme.

Related article  Doktori shqiptar i tha të operohet, pasi shkoi në Itali doktori italian i tregon të vërtetën tronditëse

Ka patur një mbledhje në video call në datën 7 maj dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë me datën 21 maj për shkak të një ngarkese të mundshme droge që pretendohej të vinte nga Ekuadori dhe ishin duke ndjekur sasinë e drogës”, tha Lala.

Published inLajme