Skip to content

Klodiana Lala: Ja çfarë më bëri Ardi Veliu disa ditë më parë!

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka reaguar ashpër pas konfiskimit të materialeve të saj të punës nga autoritetet. Ajo akuzon drejtpërdrejt ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke e cilësuar veprimin si arbitrar dhe një sulm ndaj lirisë së medias.

“Dosjet e mia, që kanë shumë sekrete brenda dhe me të cilat po punoja, kompjuterin tim dhe çdo pajisje tjetër që më nevojitet për të ushtruar profesionin, janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu,” shkruan Lala. Ajo e ka ironizuar Veliun me pseudonimin “Kambale”, duke shtuar se ky ishte emri me të cilin e thërrisnin vetë punonjësit e policisë, të cilëve ai, sipas saj, u kishte shkatërruar karrierën.

Related article  Dicka e madhe po gatuhet! Horoskopi i Paolo Fox për të martën 28 janar 2025

Akuzat për korrupsion dhe shantazh

Në reagimin e saj, Lala thekson se Veliu, i cili shërbeu si “shoferi personal i Eskobarit” dhe “kryepolici që përdori foton e një skenari filmi për të denigruar një grua”, ka shërbyer si një “shërbëtor i verbër i pushtetit”. Ajo paralajmëron se në materialet e konfiskuara mund të ketë informacione kompromentuese edhe për Veliun.

Related article  Olsi Bylyku ndahet nga e dashura aktuale dhe paralajmron këngën e re dedikuar Eglit?

“Meqë dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen edhe emrin tënd!” mbyll reagimin e saj Lala, duke lënë të kuptohet se në këto dosje janë të përfshira prova të rëndësishme mbi investigimet e saj rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veprimi i konfiskimit të pajisjeve të gazetarëve, sipas saj, është një sulm i hapur ndaj lirisë së fjalës dhe një përpjekje për të heshtur zërat kritikë.

Related article  “Nuk ka fe, as parti që e ndal…”, profesor Pilinçi i ardhur nga SHBA merr tjeter veprim drastik pas atij ne Theth
Published inShowbizz