Mbrëmjen e djeshme, katër banorë të “Big Brother VIP” u dënuan nga “Vëllai i Madh” për sjelljet e tyre të pahijshme dhe u izoluan në një ambient tjetër të shtëpisë, që dukej si një shpellë, duke reflektuar në këtë mënyrë veprimet e tyre “shpëlarë”.
Përveç izolimit, ata morën edhe një thes të madh me oriz dhe fara chia, të cilat duhej t’i ndanin më vete. Gjatë këtij procesi, bisedat dhe batutat mes tyre nuk munguan, duke krijuar momente plot humor, por dhe me ndjenjë gjithashtu.
Një nga momentet më të papritura erdhi nga Klajdi Musabelliu, i cili pranoi se kishte pasur ndjenja për këngëtaren Elvana Gjata gjatë kohës kur ishin së bashku në programin “Ethet e së premtes”.
