Skip to content

Kjo është kompania që po i mashtron qytetarët me bileta të aeroplanit

Një mërgimtar është ballafaquar me një rast të rëndë mashtrimi.

Më 30 maj, ai rezervoi dy bileta në udhëtimin Prishtinë-Shtutgart, nëpërmjet kompanisë “Prishtina Wings”, por që udhëtimi nuk u realizua.

M.Hakaj, ka deklaruar për IndeksOnline se në Aeroportin e Prishtinës u njoftuan se nuk janë në listën e udhëtimit, teksa kompania “inekzistente” kishin shtypur bileta false. Këto bileta, atij i kushtuan 318 euro.

“U mundova të komunikoja me atë pseudo-agjenci, ishte pa qasje. U zhduk edhe nga Facebook-u, bile-bile edhe nga Interneti. Sepse, para se me pagu tiketat e kërkova në Google dhe e gjeta vendndodhjen. Selinë e kishin në Mynih të Gjermanisë. Kurse atë ditë të fluturimit, u zhduk komplet”, deklaroi Hakaj.

Related article  Trump’s DHS Cracks Down In LA, Illegals Rounded Up in Bold Operation

Ai shtoi se u detyrua të merrte një tjetër fluturim të nesërmen, më 2 qershor, për në Basel, për të udhëtuar më pas drejt Shtutgartit, në mënyrë që të mos humbiste punën.

Related article  Time running out in desperate search for the 27 children STILL missing in Texas floods... as death toll leaps to 46

Gjatë komunikimit me kompaninë e udhëtimit, i dëmtuari kishte ndarë më ta të gjitha të dhënat, në përkim me kërkesën e tyre që, pasi të përfundojë pagesën, ai mund të marrë dëshminë e biletave.

Gjatë kohës së pritjes për “check in” viktima që ra pre e këtij mashtrimi ka kontaktuar disa herë kompaninë, por e njëjta nuk i është përgjigjur.

Related article  Camp Mystic security guard issues emotional statement following deadly floods

IndeksOnline posedon dëshmitë e këtij komunikimi.

Viktima ka lajmëruar rastin në Policinë e Gjermanisë, teksa autoritetet tashmë janë në dijeni për të gjithë rrjedhën. Ai po ashtu ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës për mashtrimin dhe dëmin me para që iu bë.

Nga ana tjetër, IndeksOnline ka kontaktuar kompaninë “Prishtina Wings” për të marrë qëndrimin e tyre, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm në telefon./IndeksOnline/

Published inNEWS