Skip to content

Kishin dalë për dru në pyll/ 27-vjeçari gjendet i ngrirë, babai i tij në gjendje të rëndë (Emrat)

Ekipet e kërkimit shpëtimit kanë arritur të gjejnë 27-vjeçarin Ajet Lleshi dhe babain e tij, Riza LLeshi, të cilët kishin humbur në malin e Pashtrikut në Has.

Fatkeqësisht, i riu është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete, teksa burime bëjnë me dije se babai i tij është gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, dhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore.

Related article  Përplasje interesash në SPAK, Dumani shkarkon Krajën, ja cfare ka ndodhur

Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur që prej mëngjesit të djeshëm drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru në pyll, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Related article  Nënë e bir mbyten në pishinë, dalin foto dhe detajet e familjes shqiptare

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Related article  'Debati nuk duhet të jetë çfarë do ndodhë me PD', Fatos Lubonja: Si do shpëtojmë nga...

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, teksa priten hetime për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit.

Published inLajme