Skip to content

Kinematografia në zi/ Ndërron jetë aktorja legjendare

Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “Squid Game”, pati një karrierë të gjatë në aktrim.

Në serialin e Netflix, Lee Joo-sil luajti Park Mal Soon, nëna e Hëang Jun-ho (Ëi Ha-joon) dhe njerka e Front Man (Lee Byung-hun). Aktorja u shfaq në episodet e para të sezonit të dytë, i cili u publikua dhjetorin e kaluar.

Related article  Çfarë po ndodh me avionët?! Tjetër aksident, 8 persona…

Sipas raportimeve, Lee Joo-sil ishte duke luftuar me kancerin në stomak gjatë muajve të fundit. Në të kaluarën kishte marrë pjesë edhe në filmin e suksesshëm “Trein to Busan” (2016), si dhe në serialin dramatik “The Uncanny Counter”.

Related article  Aksident në Itali, humb jetën një 34-vjeçare shqiptare/ EMRI

Mediat koreane raportojnë se ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 1993 dhe pavarësisht parashikimeve të tmerrshme të mjekëve, ajo arriti të mbijetojë. Në vitin 2023, ajo deklaroi: “Ne të gjithë bëhemi më të fortë kur përballemi me një krizë. Nëse heq dorë nga gjithçka, bëhesh i pafuqishëm”.

Related article  Do Beheni me lek te madh/ 6 Shenjat qe u NGJIT Lêku dhe u rritet Rroga nga Java qe Vjen

Lee Joo-sil ka lindur në vitin 1944 dhe ka filluar karrierën e saj të aktrimit në vitin 1964. Varrimi i saj do të bëhet më 5 shkurt.

 

Published inLajme