Skip to content

Kinematografia ne zi, ndahet nga jeta papritur regjisori i madh shqiptar

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani! Lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të tij e ka bërë me dije i biri Eno, në një njoftim në rrjetet sociale, me një dedikim të ndjerë.

“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkruan ai.

Piro Milkani ishte një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare. I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona.

Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit.

Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Humbja e tij është një plagë e madhe për kulturën shqiptare.

Related article  Del Raporti i fshehte, E tmerrshme sesi oligarku Avni Ponari pasurohet duke vjedhur leket nga aksidentet

Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi.

Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi.

Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Shtigje lufte (1974), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006).

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Related article  Çfarë po ndodh?! Tjetër aksident ajror, ka viktima

Regjisori i mirënjohur, Piro Milkani ka botuar nje vit me librin e tij biografik “E pabesueshme, por e vërtetë” në gjuhën çeke. Si pasojë, ai e ka promovuar dhe në Çeki, vend ku ndoqi studimet e larta. Me këtë rast, Milkani ka tërhequr dhe diplomën e fakultetit pas 63 vitesh, dhe pas shumë peripecirash.

“Do t’ju them një gjë të vërtetë dhe të pabesueshme, në mëngjesin e asaj dite, unë shkova në Fakultetin e Filmit dhe Televizionit ku kisha studiuar dhe isha diplomuar 63-vjet më përpara.

Unë sot shkova dhe më dorëzuar diplomën time pas 63-vitesh. Unë u ktheva në Shqipëri dhe solla në një film artistik në Kinostudio me titullin “Urrejtja” dhe aty kishte ardhur të asistonte dhe regjisori, dhe sapo erdha në Shqipëri, i bëra letër fakultetit se mendoja që në shtator do shkoja të merrja diplomën.

Related article  G Bani ngre dyshime se banorët marrin informacione nga jashtë – FOTO

Fakulteti mu përgjigj për çdo gjë që të keni, veproni përmes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, nënteksti ishte i qartë, marrëdhëniet Shqipëri-Çekosllovaki ishin ftohur plotësisht dhe nga 200 studentë që ishin në atë kohë, asnjë nuk u kthye, fatkeqësisht unë e mbarova fakultetin, por diplomën nuk e mora.

Kaluan 30 vjet dhe kur rrugët u hapën, shkova në Fakultet dhe takova aty shokun tim, i cili ndërkohë kishte marrë çmimin Oscar dhe ishte shef katedre, më tha diplomën e ke këtu dhe u shty, u shty si një porosi nga zoti, Pirro merr diplomën dhe e mora, me që ishte akti i fundit jetës sime, botimi i një libri dhe e mora diplomën pas 63 vitesh”, tregoi regjisori në emisionin “Pas Mesnate”.

Published inLajme