Biznesmeni dhe modeli i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë me publikun një histori tejet të sikletshme personale dhe ka ofruar një analizë të thellë të mentalitetit shqiptar, gjatë një interviste të hapur për emisionin “Pushime On Top” me moderatoren Lei Kraja. I njohur për sinqeritetin dhe drejtpërdrejtësinë e tij, Ilirjani nuk ka ngurruar të prekë tema sensitive dhe provokuese.
Një nga momentet më të spikatura të intervistës ishte rrëfimi i Ilirjanit për një histori të sikletshme s*ksual8 me një burrë shqiptar. Ai shprehet se burri në fjalë dëshironte të kishte marrëdhënie me të, por gjatë gjithë kohës kishte një qasje sikur Ilirjani ishte vajzë.
“Ishte momenti kur ne do bënim s8ks, se ju thoni dashuri, po nuk ishte dashuri ishte s8ks. Shkojmë dhe gjithë qasjen e kishte sikur unë isha vajzë. Më bezdisi se po kërkonte nëpër trup të gjente v@ginën, po unë nuk kam,” tha modeli, duke shkaktuar të qeshura te moderatorja. Ilirjani theksoi se kjo situatë ishte “jo komode se unë nuk e kisha, çfarë t’i ofroja.” Ai përsëriti qartësisht identitetin e tij: “Unë i thosha që nuk jam vajzë, jam djalë si ty. ‘Jo zemra ime ti je shumë e bukur’, që kur thoshte ‘e’ më shqetësonte.”
Ilirjani shfrytëzoi intervistën për të ndarë edhe vëzhgimet e tij mbi ndryshimet në mentalitetin shqiptar gjatë tetë viteve të fundit. Ai vuri në dukje se, ndonëse Shqipëria ndryshon shpejt, vektori i ndryshimit mund të shkojë edhe negativisht. Megjithatë, dy vitet e fundit ai vë re një tendencë pozitive në mentalitet, pa mohuar ekzistencën e momenteve ku vërehet një rënie.
Ai kritikoi mungesën e komplimenteve nga vajzat shqiptare, duke e lidhur këtë me xhelozinë ose “paditurinë”, pasi “edhe komplimenti është një formë diturie”.
Një tjetër pikë ku ndaloi ishte kontrasti mes pamjes dhe mentalitetit, veçanërisht në plazh. “Ka njerëz që vishen shumë bukur por që habiten kur më shikojnë mua. Unë në plazh vishem me një veshje që mund të jetë edhe 10 dollarë, ndërkohë dikush aty mund t’a ketë veshjen edhe 1 mijë dollarë. Por i bën përshtypje ai 10 dollarëshi im, por nuk është kjo, i bën përshtypje qenia ime, që jam i lirë dhe që nuk jam si të tjerët, fals.”
Ilirjani, i cili ka deklaruar publikisht se është g8j që në vitin 2016, foli edhe për vëmendjen e madhe publike që ka marrë së fundmi, veçanërisht pas rastit të Parashqevi Simakut. Ai pranoi se nuk ishte gati për këtë nivel vëmendjeje dhe se ajo shpesh e bezdis, pasi “nuk ka një logjikë” dhe është “e palogjikshme”.
Ai bëri një vëzhgim të veçantë për meshkujt shqiptarë: “Djemtë dhe burrat shqiptarë janë protagonistë, e tregojnë atë që nga mënyra se si vishen, se si sillen, si ecin. Hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supin, është ai shikimi që ‘do të shqyej’.” Ai ironizoi mënyrën se si disa burra fryhen kur shohin një person si ai, duke menduar se janë duke parë një vajzë. “Nuk shkon pamja me mentalitetin,” përsëriti ai.
Elton Ilirjani shprehu hapur preferencat e tij për meshkujt: “Unë i dua shumë burrat dhe djemtë, e kjo nuk ka pikë dyshimi tek unë dhe te të tjerët.” Ai zbuloi se ka qejf “këto topolakët,” duke shtuar me humor se “këtu kënaqem shumë, se ka shumë me bark.” Ai përshkroi tipin e tij ideal: jo shumë i gjatë (mbi 1.75 dhe jo më i gjatë se 1.85), i mbushur, me krahë dhe këmbë të trasha, dhe me qime nëpër këmbë e sqetulla të padepiluara.