Skip to content

Kërkesa e çuditshme që i bëri Parashqevi Simaku gazetares në stacionin e trenit

Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull ku e cilëson këtë histori si ‘mrekulli’.

“Abc7” shkruan sesi ajo video u kthye në një histori ndërkombëtare dhe e lidhi Parashqevi Simakun me Shqipërinë, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”.

Related article  Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias! Çfarë po ndodh mes ish-çiftit pas akuzave për tradhti

Programi “On your side” në kanalin amerikan ABC 7 ishte duke ndjekur një akt bamirësie në stacionin kryesor të trenave në Nju Jork ku disa të pastrehëve po iu shpërndaheshin çanta shpine me dhurata.

Secila çantë kishte një shënim të shkruar me shkrim dore nga një fëmijë. Njërën prej këtyre çantave të shkruar nga Ella e mori këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ishte edhe pjesë e kronikës së televizionit amerikan.

Related article  VIDEO/ Valbona thote se Gerta ka tradhtuar burrin në Klub, behet NAMI në Big Brother, Gerta nis të...

Gazetarja Nina Pineda, që realizoi kronikën, teksa po fliste në studion e kanalit ABC7 pas jehonës që iu bë këngëtares së famshme shqiptare, tregoi edhe kërkesën që vetë Parashqevia i kishte bërë gazetares.

“Këngëtarja dhe kantautorja tha se po ndihet më mirë dhe se komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë. Ajo më pyeti, nëse e kemi gjetur vajzën e vogël që shkroi shënimin në atë çantë shpine dhe emri i saj është Ella.

Related article  Gerta Gixhari me lot në sy. Unë 22 vjeçe punoja, mbaja edhe Oltën

Në shënim shkruhej: “Pavarësisht sa të vështira bëhen gjërat, kujto se ka shpresë dhe njerëz që janë aty duke të mbështetur në çdo hap të udhëtimit”, tregon gazetarja.

Published inShowbizz