Skip to content

Kërcënohet gazetari i njohur me jetë. Dalin emrat dhe detajet

Gazetari Piro Nase është kërcënuar nga aktivisti Jeton Muxhaj në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që gazetari Nase po ushtronte detyrën e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur dhe një reagim nga Shoqata e Gazetarëve Europian, të cilët kanë dënuar ashpër kërcënimin nfdaj gazetarit Piro Nase gjatë ushtrimit të detyrës.

Related article  Tërmeti më i fortë në 35 vite/ Dridhet toka, qytetarët: Nuk ishte një goditje e menjëhershme, por…

Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri, dënon me forcë aktin e rëndë të kërcënimit ndaj gazetarit Piro Nase nga ana e aktivistit Jeton Muxhaj në Gjirokastër, një ngjarje që përbën një sulm të hapur ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Gazetari Nase, i njohur për  integritetin e tij në raportim, është përballur me një kërcënim serioz gjatë ushtrimit të detyrës së tij, një akt i papranueshëm në një shoqëri demokratike. Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj gjithë komunitetit mediatik dhe lirisë së shprehjes në vend.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të reagojnë menjëherë, të hetojnë me seriozitet këtë ngjarje dhe të vënë përpara drejtësisë autorin e kërcënimit. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim institucional dhe themel i funksionimit të një shteti ligjor.

AEJ shpreh solidaritetin e saj të plotë me kolegun Piro Nase dhe rikujton se askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar për shkak të punës së tij si gazetar”, thuhet në reagim.

Related article  Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj, Redi!

 

Published inLajme