Skip to content

KATASTROFA nuk paska fund! Qindra të zhdukur! Konfirmohet zyrtarisht shifra

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka deklaruar se të paktën 161 persona figurojnë ende të humbur disa ditë pas përmbytjeve të shpejta që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 100 personave në të gjithë Teksasin qendror.

Abbott bëri këto komente gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën, pas një vizite nga ajri me helikopter në zonën e prekur. Ai tha se shumë prej atyre që nuk janë gjetur, kishin qëndruar në zonën e njohur si Hill Country, por nuk ishin regjistruar në ndonjë kamp apo hotel.

Shpresa për të gjetur të mbijetuar po zbehet gjithnjë e më shumë. Zyrtarët thanë të martën se kanë kaluar katër ditë që kur ndonjë person është gjetur i gjallë pas përmbytjeve në qarkun Kerr, ku deri tani janë gjetur 87 trupa të pajetë.

Guvernatori Abbott planifikonte një vizitë tjetër të martën në Kampin Mistik, një kamp veror 100-vjeçar vetëm për vajza, ku të paktën 27 kamperë dhe këshilltarë humbën jetën gjatë përmbytjeve. Zyrtarët thanë se pesë kamperë dhe një këshilltar ende nuk janë gjetur.

Presidenti Donald Trump ka planifikuar të vizitojë zonën të premten dhe i ka quajtur përmbytjet si “një ngjarje e paprecedentë”.

Përmbytjet e shpejta shpërthyen para zbardhjes së ditës të premten, pasi shira të jashtëzakonshëm shkaktuan vërshimin e ujit nga kodrat në lumin Guadalupe, duke bërë që niveli i tij të rritet me 8 metra në më pak se një orë. Ky valë uji e madhe i zuri në befasi njerëzit në kabina, tenda dhe rimorkio përgjatë brigjeve të lumit, duke i tërhequr në ujë. Disa të mbijetuar u gjetën të kapur pas pemëve.

Pyetjet rreth paralajmërimeve të mundshme ndaj kamperëve dhe banorëve të cilët po kalonin fundjavën e 4 Korrikut në zonën e njohur për përmbytje të shpejta janë shtuar. Zyrtarët lokalë thanë se dërgimi i paralajmërimeve nuk është “aq i lehtë sa të shtypësh një buton”. Ata thanë se përgjigjet se kush bëri çfarë dhe kur do të vijnë më vonë.

Numri i fëmijëve të gjetur të vdekur në qarkun Kerr, ku ndodhet Kampi Mistik dhe disa kampe të tjera verore, është 30, tha sherifi.

Shkatërrimi është përhapur në qindra kilometra në Teksasin qendror, deri në periferi të kryeqytetit Austin. Zyrtarët lokalë raportuan 19 vdekje në qarqe të ndryshme.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përdorur pajisje të rënda për të hequr pemët dhe gurët e mëdhenj në kërkim të personave të humbur. Qindra vullnetarë janë paraqitur për të ndihmuar në një nga operacionet më të mëdha të kërkimit në historinë e Teksasit.

VIDEO-KLIKO

Published inLajme