Skip to content

“Kam punuar si kamariere”, Ermonela Jaho: Kam ndenjur dhe pa ngrënë, ja historia sekrete e shqiptares se madhe

Në një rrëfim të ndjerë në emisionin “Log.” në Neës24, sopranoja e shquar shqiptare Ermonela Jaho ka treguar disa momente të vështira nga jeta e saj si studente në Konservatorin e Romës.

“Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin dhe kam ndenjhur dhe një javë pa ngrënë”, tha artistja e njohur.

Një tjetër moment I vështirë për të cilën ajo thotë se ka qarë ishte certifikata që ambasada shqiptare ja refuzoi.

Ermonela tha se këtë dokument ja kërkonte shkolla, e megjithëse shteti shqiptar I kërkoi të kthehej, drejtori i Konservatorit të Romës e lejoi të vazhdonte shkollën, duke vlerësuar tek ajo pasionin për muzikën.

Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë çertifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri.

“Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretaria duke I thënë drejtorit se unë dua të vazhdoj ëndërrën time. Ai mu përgjigj se “do të dëshironte që fëmija im të kishte këtë pasion si ti”.
kliko shtyp ketu

Published inLajme