Skip to content

Kallëzimi i Nesti Angonit që çoi në qeli Veliajn: I mori shtëpinë biznesmenit, gruan ia bëri zv.ministre

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua të hënën nën akuzën e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni.

Këllëzimi i tij vuri në lëvizje SPAK-un i cili mori nën hetim Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe familjarët e tjetë.

Por, cili ishte kallëzimi i Nesti Angonit?

Më 19 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme mori kallëzimin nga Nesti Angoni, i cili në dokumente thotë se jeton në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Kallëzimi i tij përfshin akuza për veprime korruptive të kryebashkiakut, lidhjet e tij me kompani dhe biznesmenë.

Related article  ‘Kjo shenjë do marrë vendimin e madh jetësor…’ Meri Gjini paralajmëron fuqishëm, kjo shenjë do TRONDITET

Angoni përmend disa transaksione dhe marrëdhënie, përfshirë ato mes Veliajt dhe Gentian Sulës, pronarit të kompanisë “AGI CONS”.

Sipas kallëzuesit, kur shtetasi Veliaj ishte Ministër i Punës, bleu një pasuri të paluajtshme, banesë, të në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit”, në pronësi të bisnesmenit Sula. Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zëvendësministre në Ministrinë ku Veliaj ishte titullar. Më pas, banesa në fjalë është zgjeruar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë.

Related article  Mjekët i thonin se je mbipeshë, por barku i tij rritej çdo ditë, burri zbulon të vërtetën rrëqethëse..

Angoni shpjegon më tej në kallëzim se kompania “AGI CONS”, me pronar Genti Sulën, është përfshirë edhe në projektin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Kallëzimi përmend se Erion Veliaj aktualisht posedon tre vila në një kompleks rezidencial në Kavajë, të ndërtuara nga kompania “AGI CONS” e shtetasit Genti Sula. Njëra nga këto vila është në pronësi të vëllait të Veliajt, ndërsa vila e tretë është shkatërruar dhe dy vilat ekzistuese janë rikonstruktuar. Vlera e këtyre vilave, sipas kallëzuesit, arrin rreth 500 mijë euro. Për vilën e tretë, kallëzuesi thekson se Erion Veliaj e ka prishur duke shpërdoruar 500,000 euro me qëllim krijimin e hapësirave shtesë. Për prishjen e objektit janë shfrytëzuar makineritë e Ujësjellësit të Kavajës. Kallëzuesi ngre pyetjen nëse për këtë shembje është marrë një leje ndërtimi dhe nëse ekzistojnë dokumenta që vërtetojnë shpenzimet e bëra.

Related article  Ndërron jetë papritur ish-burri i Grida Dumës, la pas një mesazh të pashkruar…

Angoni ngre dyshime për burimin e mundësive financiare të Erion Veliajt, duke kërkuar hetime mbi dokumentet e blerjeve, pagesave bankare dhe të tjera që mund të provojnë ligjshmërinë e veprimeve të tij.

Published inLajme