Skip to content

“Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, Shqiponja rrëfen tmerrin që përjetoi nga babai (Foto)

Një rast i rëndë dhune në familje është denoncuar nga ish-banorja e reality show “Shpija e Kosovës”, Suzana Tahiri, e njohur ndryshe si “Shqiponja”. Ajo ka publikuar fotografi ku shfaqet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke pretenduar se është rrahur brutalisht nga babai i saj.

Tahiri thotë se babai e ka goditur me çekan në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. “Në këtë gjendje më solli një kafshë, babai im, me mjet të ftohtë, çekan, më ra në kokë… Dhunë fizike në trupin tim,” shkroi ajo në një postim publik. Ajo shtoi se dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe se babai i saj, ish-polic i kohës së Jugosllavisë, e ka ushtruar atë për shumë kohë.

Related article  Çfarë i çmend më shumë femrαt tek meshkυjt? Stυdimi nxjerr përgjigjen që nuk e prisnim

Thirrje për drejtësi dhe ndihmë financiare

Tahiri bën të ditur se ndihma i është ofruar nga bashkëfshatarët, Policia dhe shërbimet e emergjencës. Ajo i bën thirrje autoriteteve që t’i japin dënim maksimal babait të saj, duke theksuar se nëse ai lirohet, jeta e saj është në rrezik. Përveç kërkesës për drejtësi, ajo ka kërkuar edhe ndihmë financiare për të larguar veten nga kjo situatë e rrezikshme. Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke theksuar problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj grave.

Related article  Përballja Manastirliu-Binaj, Aldor Nini zbulon se kush e fiton Tiranën sipas rrjeteve sociale

Published inLajme