Skip to content

Ju kujtohet efektivi që vrau Klodian Rashën në karantinë? Ja ç’ka ndodhur sot

Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin për rrëzimin e rekursit të ish-policit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, i cili u dënua për vrasjen e të riut Klodian Rasha në dhjetor të vitit 2020.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, duke konfirmuar dënimin prej 18 vitesh burg për vrasje me dashje. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Hajdarajt do të jetë 12 vite heqje lirie.

Related article  'Pra fajin nuk e kanë gazetaret që bëjnë g--jore...' Plas sherri keq mes Bushatit dhe Batonit

Rekursi i paraqitur nga Prokuroria, e cila kërkonte dënimin maksimal prej 20 vitesh burg për ish-efektivin dhe kundërshtonte pranimin e gjykimit të shkurtuar, u rrëzua gjithashtu nga Gjykata e Lartë.

Related article  “Zjerm fitoi zemrat e publikut”, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca flasin pas Eurovision. Pse nuk i vleresoi juria

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, duke e qëlluar nga një distancë prej 5 metrash.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës treguan qartë veprimin e ish-policit, i cili, sipas grupit hetimor, u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të Rashës, i cili po largohej me vrap.

Related article  Tr*gjedia pas fotos int*me! Altin Çokut i ndodh e keqja në b*rg, shpresat e tij shuhen

Në filmim dallohej qartë se nga një distancë shumë e afërt, Hajdaraj, i shtrirë në trotuar, kishte hapur zjarr dy herë drejt tij. Vendimi i Gjykatës së Lartë shënon kështu fundin e procesit gjyqësor për këtë ngjarje tragjike që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Published inLajme