Një video e fundit në TikTok ka sugjeruar se armiqësia e bujshme mes reperit Stresi dhe Jozit ka marrë fund. Më parë, pas shuplakës që Jozi i dha Gjestit, Stresi ishte shfaqur si një prej mbështetësve më të zjarrtë të këtij të fundit. Por duket se raportet mes tyre kanë ndryshuar, pasi tani shihen në një ambient miqësor.
Videoja që bëri ‘zhurmë’
Në videon që po qarkullon në TikTok, Jozi i drejtohet Stresit me një pyetje provokuese: “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?”.
Stresi përgjigjet duke thënë se i ka “vëllezër”, ndaj të cilit vjen një kërkesë e papritur nga Jozi: “Më puth”.
Kërkesa plotësohet nga Stresi, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë në një fazë tjetër, larg armiqësisë që u krijua në ditët kur incidenti i shuplakës ishte në qendër të vëmendjes kombëtare.
