Skip to content

Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)

Pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.

Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.

Related article  Të shtëna me armë zjarri në lokal, ka viktima dhe të plagosur

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.

Related article  Një ditë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë.

Videoja po bëhet virale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Jozi do të japë një deklaratë më të drejtpërdrejtë për sjelljen e tij në BBVA dhe për “mesazhet” e tij të fundit në publik.

Related article  DETAJE nga seanca – E pabesueshme ajo që thotë Meta në gjykatë për Kryemadhin: Ja si ma ...

Published inLajme