Skip to content

Jo vetëm Dumani, ja kush ishte tjetër në stadium

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, është fotografuar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, duke ndjekur nga afër sfidën e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë.

E veshur me fanellën e kombëtares kuqezi, zonja Hyseni ka zgjedhur të jetë pjesë e atmosferës sportive në stadium, duke shprehur mbështetjen për ekipin shqiptar në këtë ndeshje kyçe të fazës së grupeve të kualifikueseve. Prezenca e saj në tribunë sugjeron qartësisht se pjesëmarrja është personale dhe nuk lidhet me ndonjë detyrë operative të shërbimit. Kujtojmë se edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, u fotografua më herët në stadium.

Related article  Truri i Fatos Nanos jashtë funksionit, mjekët i qëndruan 1 muaj mbi kokë në shtëpi, por tani... (DETAJE)

Megjithatë, burime pranë strukturave të sigurisë konfirmojnë se agjentë të SHISH janë të pranishëm në terren në perimetrin e stadiumit dhe në zona të tjera të Tiranës, si pjesë e masave të sigurisë së shtuara të ndërmarra për mbarëvajtjen e ndeshjes, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj sfide mes dy vendeve. Ndërsa drejtoresha Hyseni e ndjek ndeshjen si një tifoze, SHISH është e angazhuar për të siguruar që eventi të zhvillohet pa incidente.

Related article  Një ditë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS
Published inLajme