Skip to content

‘Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës, Dash Shehi godet fort: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë! Këta madhështorët e PD kanë bërë një xhiro…

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se ka ende njerëz të ndershëm.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai thotë se vetë jeton në një pallat të Enver Hoxhës dhe shteti nuk i ka vjedhur asnjë gozhdë.

Related article  Plɑs tjetër lʋftȅ në Lindje? SHBA tërheq trupat, ja çfarë po ndodh

Ai thotë se ka lindur dhe do të vdesë djathtas, ndërsa ironizon demokratët duke thënë se “madhështorët e kanë bërë nga një xhiro në PS”.

Dashamir Shehi: Që në ditë të parë në PD nuk i kam borxh asnjërit! Në këtë qytet gjysmën e PD e kam bërë vetë. Ato të tjerët me kanë borxh.

Related article  'Hëngra akullore me babin, më pas ai vrau...' Rrëfimi trondites i djalit të Gentiana Hudhrës për krimin e rende

Asnjë njeri në këtë qytet nuk është i ndershëm. Jetoj tek pallati i Enver Hoxhës 31 vjet. Ma gjej një tjetër si unë, që ka qenë në pushtetin tim që të jetojë atje.

Prandaj i dal ballazi qytetarëve. Jam një nëpunës i mirë dhe nuk i kam vjedhur një gozhdë këtij shteti. Ne i ftojmë qytetarët që mos votoni për populizma, por votoni për vetën tuaj.

Related article  Sporti në zi! Shuhet kampioni i botës

Unë nga PS nuk kam qenë ndonjëherë, unë kam lindur djathtas dhe do vdes djathtas. Ju madhështorët e keni bërë nga një xhiro tek PS. Këtë duam ti shpjegojmë shqiptarëve që Shqipëria ka akoma ca burra të zot.

Published inLajme