Skip to content

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohen skelat, 4 persona humbasin jeten

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e rrugëve Liechtensteinstraße/Thurngasse, Porzellangasse/Grünentorgasse dhe zonën përreth Bauernfeldplatz, raporton albinfo.at.

Një ndërhyrje e madhe emergjente është duke u zhvilluar aktualisht në Porzellangasse.

Related article  LuftA e fshehtë për pushtet: A po e rrëzon Olsi Rama një nga njerëzit e Kryeministrit?

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

Related article  Rama bën lëvizjen e papritur në qeveri

Aktualisht supozohet se 4 persona kanë mbetur të vdekur e disa të lënduar.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi.

Related article  'Duke varrosur Lalin...', Debat i fortë mes Klosit dhe Bushatit: Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg...

Zjarrfikësit po bëjnë maksimumin për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Policia e Vjenës po përdor platformën e mediave sociale X për të informuar publikun për detaje shtesë.

Published inLajme