Skip to content

“Je njeriu më i poshtër, boll më”/ Loredana e përlotur, Jozi i përgjigjet ashpër: Dil jashtë dhe…

Loredana dhe Jozi vazhdojnë të kenë një raport të tensionuar dhe të mbushur me konflikte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

Diskutimet e ashpra mes tyre janë bërë të shpeshta, ku këngëtari ka hedhur akuza ndaj modeles, të cilat ajo nuk i ka pranuar.

“E kupton se çfarë po shikoj unë këtu? E nuk po të them asgjë, boll o burrë. Çfarë të kam bërë që më thua llumi i llumit. Boll më, ku është limiti i kësaj, kur do mbarojë?”, i thotë Loredana.

Related article  VIDEO/ Tremb Rey Manaj, humb ndjenjat në fushë vetëm pas 3 minutash lojë

Ndërkohë Jozi i kthehet: “Dil dhe më shiko nga jashtë. Më ke bërë të ndihem keq. Nuk ka limite”.

Në një moment të nxehtë, Jozi ka akuzuar Loredanën si shkaktaren për gjithë ngjarjet që kanë ndodhur mes tyre, ndërkohë që ajo i është përgjigjur me lot në sy, me fjalë të forta:

Related article  Gati ligji i ri - “Do bëni tre vite burg nëse parkoni keq”!

“Ty nuk ta pret mendja çfarë kam bërë unë për ty. Vetëm me të keq po ma kthen, ditë për ditë. Je njeriu më i poshtër”.

Related article  LAJM I FUNDIT – E trishtë! Shkon për peshk, por humb jetën papritur (Emri)

Përgjigja e Jozit ka qenë gjithashtu e ashpër:

“Je ti, ti je shkaktarja. Kam jetën time, bëj çfarë të dua. Do e bëj timen siç e ndjej”.

Situata mes dyshes është ende e tensionuar, dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet raporti i tyre në vazhdim të formatit “Big Brother VIP”.

Published inLajme