Një javë e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret. E ftuar në një emision televiziv, astrologia Chrysanthi Kalogeri ndau parashikimet më të fundit për ndikimin e Afërditës në shenjën e Binjakëve dhe efektet që do të sjellë Hëna e plotë në Bricjap, më 10 korrik.
Por kjo nuk është thjesht një javë e zakonshme astrologjike: bëhet fjalë për një kombinim planetar që mund të hapë dyer në jetën personale, profesionale dhe shpirtërore, nëse dimë si të lexojmë sinjalet dhe të shmangim impulsivitetin.
Çfarë sjellin këto zhvillime për shenjën tuaj dhe cilat data duhen pasur veçanërisht parasysh? Parashikimi i astrologes zbulon gjithçka dhe rezervon disa surpriza për ata që janë gati të marrin hapa të rëndësishëm.
“Afërdita, e cila ka kaluar sot në shenjën e Binjakëve, do të bëjë disa ndryshime shumë të bukura me Saturnin, Neptunin dhe sidomos me Plutonin ditën e hënë.
Kjo na krijon shanse shumë të mira si në jetën personale, për njohje, kontakte dhe miq të rinj, pse dhe jo për bashkëpunime e biseda për sferën financiare.
Kryesorja e javës është Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik, ku më të ndikuar do të jenë Bricjapi, Gaforrja, Dashi dhe Peshorja, ku do të keni shanse të mira, megjithatë duhet që të shmangni impulsivitetin.
Ndërkohë që favorizohen shumë shenjat e tokës dhe ato të ujit, pra të favorizuar do të jenë Demi dhe Virgjëresha, por edhe Peshqit e Akrepi. Në datën 13 Saturni fillon në kursin e tij në prapavijë, kështu që ju që doni të merrni vendime serioze dhe të mëdha, mirë është që t’i përpunoni dhe t’i shikoni mirë gjërat përpara se të merrni vendime.
Nëse do të keni luksin që këto vendime t’i lini pas datës 29 nëntor, që kthehet Saturni në kurs të drejtë, do të ishte akoma më mirë. Data 13 krijon shanse shumë të mira për të njohur ose për të takuar njerëz të rëndësishëm që do të ndërhyjnë në jetën tonë dhe do të na japin një zhvillim ose një përparim, apo edhe një mësim.
Nuk përjashtohet mundësia për të takuar persona nga e kaluara, gjithsesi atë ditë duhet të zbulojmë talentet tona, ndërkohë që nga ana tjetër duhet që të heqim dorë nga vese ose zakone të përditshmërisë, të cilat na krijojnë një pengesë dhe na lënë mbrapa në përditshmërinë tonë.
Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit kërkon seriozitet, organizim dhe punë, ku do të kemi mundësi që të organizojmë më mirë punën dhe përditshmërinë. Paralelisht të gjitha mund të bëhen,” tha astrologia. 
