Skip to content

“Janë përfituar para prej imazhit tim” Luiz Ejlli: Jam shfrytëzuar shumë. Luizi tregon se…

Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahu, Teuta Selimi dhe Shkurte Gashi u gjendën para një shorti pyetjesh për festat e fundvitit.

Një pyetje e zgjedhur nga Ermal Fejzullahu ishte për Luiz Ejllin. Nga një përllogaritje ka rezultuar se rreth 7 milionë euro janë përfituar duke përdorur emrin dhe imazhin e tij, por a ndihet ai i shfrytëzuar?

Unë nuk e di a kanë përfituar 7 milionë, 17 apo 7 cent, por jam shfrytëzuar shumë. Ju jap një shembull shumë të thjeshtë, me qindra raste kanë qenë ata që kanë nxjerrë foto tuajat në poster thjesht për të mbledhur njerëz dhe ju nuk keni qenë hiç në dijeni, kurse për mua është abuzuar me gjëra të tjera, por unë ua kam bërë hallall. Jo se është festë, por ua kam bërë hallall. Ia pafshin hajrin unë kam një shprehje që thotë o Zot ma bëfsh siç kam zemrën, edhe atyre ua bëftë siç kanë zemrën”

Pak dite me pare Luiz Ejlli, ka bërë një gjest prekës për vajzën e tij, Luna Marit. Ai ka realizuar një tatuazh mbresëlënës në krah, ku shfaqet portreti i vajzës së tij të vogël, e vendosur brenda një ene të mbajtur nga duar simbolike, me një pemë të fuqishme në sfond, që simbolizon jetën dhe lidhjen e përjetshme.

Related article  E dhimbshme! Shyhrete Behluli në zi, humb njeriun e zemrës

Ky tatuazh artistik ka ngjallur emocione te fansat e Luizit, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën unike dhe prekëse të shprehjes së dashurisë për Luna Marit. Nëpërmjet këtij tatuazhi, ai ka dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me vajzën e tij, duke e përjetësuar atë në lëkurën dhe zemrën e tij.

Related article  Policia nis BLLOKIMIN e monopatinave! I riu bën ikjen spektakolare, por policia…(video)
Published inShowbizz