Skip to content

‘Jam e gatshme te vij te q…’ Grida Duma perplaset me Ilir Metën pas reagimit nga burgu

Pas emisionit të një nate më parë në Top Channel, Top Story, ka reaguar nga burgu Ilir Meta. Ai ka deklaruar ndër të tjera se në emision ishte i ftuar vetëm avokati i tij përballë tre gazetarëve.

Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma, e cila thekson ndër të tjera se balanca e palëve është e rëndësishme dhe se në këtë emision është bërë përpjekje që palët të jenë të përfaqësuara, dhe më mirë se avokati i zotit Meta nuk do kishte pasur dot mundësi dikush tjetër për të qartësuar dosjen.

Related article  E FUNDIT – Grabitja kthehet në tragjedi, ekzekutohet shqiptari

Kërkesës së Metës për një intervistë, Duma i përgjigjet pozitivisht, duke thënë se nëse kjo do të mundësohet në kushtet e tij, do të realizohet.

Deklarata e Grida Dumës:

Zoti Meta e ka parë me vend dhe gjëja e parë që kam parë në reagimin e drejtuar personalisht të shënojë gjithçka që ka dëgjuar duke e dëgjuar emisionin e mbrëmshëm nga 313. Ka shënuar gjithçka në dekriptimin e asaj dosjeje mbrëmë në Top Story.

Ilir Meta qartëson që kërkon një intervistë apo një panel të bërë qoftë edhe në gjendjen e burgosjes ku ai është. Është hera e parë që Ilir Meta qartëson sa i përket lobimit dhe emrave që mendon se janë përgjegjës. Kjo është një transparencë për publikun. Ndër të tjera ka qenë një mesazh i gjatë në Facebook.

Related article  Vera e këtij viti, 'ferri mbi tokë', Ekspertët tregojne se kur vjen vala e nxehte

Ilir Meta me normalitetin e tij, ose siç e ka parë ai thotë që në këtë studio ishte vetëm avokati i tij i vendosur përballë tre gazetarëve dhe e konsideron që ka qenë një lloj mospariteti palësh mbrojtëse dhe sulmuese. Është e rëndësishme për ne në Top Story, kemi ftuar mbrëmjen e djeshme dhe zotin Genc Gjokutaj, por na thanë se mbrojtjen e kishte marrë avokati Kujtim Cakrani.

Related article  E fundit! Nami ne Shkoder! Altin Dumani niset me urgjence, do arrestohen per vjedhje votash koka te medha

Për ne e rëndësishme nuk është të vendosim palët në ndonjë kënd, sesa për të vendosur palët për të qartësuar ndokënd për transparencën.

Vendosëm gazetarët që njohin dosjen dhe jo analist duke ruajtur etikën. Nuk harruam qëndrime që i kemi mbajtur që në krye të herës sa i përket mënyrës sesi është arrestuar.

Kjo intervistë nëse do na mundësohet, patjetër që do e bëjmë. Balanca e palëve është e rëndësishme, jemi përpjekur që palët të jenë të përfaqësuara dhe e mbrëmshma më mirë se avokati i tij nuk do të kishte pasur dot mundësi tjetër për të qartësuar dosjen.

Published inLajme