Ambër ishte këtë të enjte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ku foli për daljen e saj nga Big Brother Vip.
“Në momentin që thash se kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi… nëse do kthehesha pas do të bëhesha pak më racionale për sa i përket mendimeve që kisha, duhej t’i peshoja pak më shumë. Do i kërkoj falje publikut për daljen time. Kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi dhe absolutisht ia lëmë gabimit im, e quajmë gabim sepse njeriu kur ka se çfarë jep në atë shtëpi, dhe unë kisha për të dhënë shumë”, tha ajo.
Ndërkohë e pyetur nëse është e dashuruar, ajo tha se po, por lidhja e saj është ende në hapat e parë dhe nuk dëshiron që të nxitohet në deklarata.
“Është një gjë e freskët, por nuk jam vetëm”, tha ajo.
Një mesazh e kishte edhe për banorët e tjerë me të cilët ndau shtëpinë për gjatë këtyre ditëve.
“Big Brother është një gjë shumë e madhe dhe duhet të kesh atë forcën Brenda vetes dhe të dalësh dhe të jesh ajo që duhet të jesh”, tha Amber.
