Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga Bekim Koçeku, një nga pronarët e prekur nga aksioni i fundit i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
I ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Koçeku tregoi se kishte ndërtuar pesë objekte brenda dy muajve, pasi – sipas tij – ishte i nxitur nga vetë thirrja e Kryeministrit Edi Rama për të investuar në zonat turistike.
Por më tronditëse ishte pranimi publik i dhënies së ryshfetit……. 
