Egli Tako banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP. Më herët foli Sara dhe Lori.
Nga ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku do të futen 16 konkurrentët VIP mbrëmjen e sotme, gazetarja e Top Channel dhe producentja Sara Hoxha në zbuluan detajet e para.
Sara Hoxha u shpreh se në orën 21:15 do të nisë futja e 16 konkurrentëve të parë të cilët do të jenë figura të njohura për publikun, ndërsa ditën e martë do të futen banorët e rinj, të cilët janë personazhe të panjohura më parë.

