Skip to content

‘Ja kush e do pas hekurave Veliajn’, Bushati leshon bomben: SPAK s’pyet më…

Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, SPAK ka dalë jashtë kontrollit, teksa iu referua hetimeve që prokurorët e posaçëm po kryejnë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Duke i etiketuar si ‘bishat’ e SPAK, prokurorët e kësaj strukture, Bushati tha se hetimet e kryera ndaj Veliajt vlejnë më shumë për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa se sa për vetë kryebashkiakun e Tiranës.

Related article  Behxhet Pacolli i nxjerr të gjitha, zbulon emrin se kush e mashtroi për Aeroportin e Vlorës

Sipas Bushatit, SPAK nuk i jep llogari askujt, duke bërë që gjithçka të shkallmohet. Ajo që vlen të theksohet, për Bushatin, është fakti se kujt i intereson që kryebashkiaku Erion Veliaj të goditet kaq shumë, aq sa të qëndrojë prapa hekurave.

Është vazhdë e vendimeve të marra më parë. Kur kam lexuar dosjen në fillim, s’mund të ishte dosja e tij. Ta mbash dikë në burg kaq gjatë me të njëjtat gjëra, me atë dosje që ka, këto intimidimet e dëshmitarëve, më shumë është e shoqja se Veliaj.

Related article  Konfirmon DASH: Ky është plani i Amerikës për Shqipërinë! A e besoni dot?!

Përkoi sot e njëjta gjë me Veliajn, edhe me shtimin e kohës me Metën. E kupton çfarë janë këto bisha të dala nga kontrolli, s’i japin llogari askujt. Çdo vend demokratik ku marrim modele për SPAK, qytetarët e jo më zyrtarë mbahen kot në burg.

Related article  Erdogan dhe Putin bëhet bashkë! Gati plani për ti dhënë fʋnd lʋftȅs? Mediat zbardhin detajet

Këtu është shkallmuar çdo gjë. Nëse Metës dihet përse ia bëjnë, me Veliajn themi çfarë po i bëjnë se është padrejtësi, kush dhe pse po ia bëjnë?! Duhet të diskutojmë nga ka marrë urdhër SPAK, kujt i interesojnë dhe pse po e degerdojnë këtë drejtësinë e re deri në këtë pikë.

Published inLajme